Shkodër, grabiten 6 milionë lekë në një kazino
Një vjedhje e pazakontë është shënuar në orët e vona të natës në qytetin e Shkodrës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një dyqan telefonash celularë dhe një kazino kanë rënë pre e grabitësve të këtij qyteti.
Momentalisht identitetet e grabitësve nuk janë bërë ende me dije nga autoritetet lokale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Parrucë”. Grabitësit kanë marrë prej saj gjithçka që ndodhej në të.
Ndërkohë katër persona të armatosur, kanë grabitur një kazino në lagjen “Vasil Shanto” të këtij qyteti. Sipas policisë grabitësit kanë marrë nga kazionja 6 milionë lekë të vjetra. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Recent Comments Widget