Gjendet një person i vdekur buzë Ibrit në veri
Një kufomë është gjetur sot në mëngjes në veri të Mitrovicës. Sipas informacioneve, kufoma e gjinisë mashkullore është gjetur buzë lumit Ibër, përkatësisht afër ish objektit ushtarak në veri të Mitrovicës.
Sipas zëvendës drejtorit të Policisë Rajonale në veri, Besim Hoti, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka qenë edhe mjeku, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Burime të Kosovapressit bëjnë të ditur se viktima rreth 50 vjeçar është I komunitetit serb dhe ka vuajtur nga sëmundje mentale.
Recent Comments Widget