Breaking News:

Celebrity Gossip

World News

Zjarri në burgun e Rogozhinës, procedim penal për dy të dënuar

Zjarri në burgun e Rogozhinës, procedim penal për dy të dënuar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) reagon zyrtarisht për ngjarjen e Rrogozhinës, ku si pasojë e një zjarri u asfiksuan 21 të burgosur dhe jeta e shumë të tjerëve u vu në rrezik. Aktualisht ka nisur procedimi penal për dy të dënuar, mbi të cilët bie akuza e shpërdorimit të pronës me zjarr.

"Pas sinjalizimit për rënie zjarri në ambientet e burgut, shërbimet e sigurisë së institucionit kanë marrë masat për neutralizimin dhe vënien e situatës nën kontroll. Kemi bashkëpunuar me Policinë dhe zjarrfikësit për të mbajtur gjendjen nën mbikëqyrje të plotë", thuhet në njoftimin zyrtar të DPB.
Nga zjarri u asfiksuan 21 të dënuar, të cilët u dërguan në spitalin e Kavajës, ndërsa dy prej tyre janë dërguar për mjekime më të specializuara në Durrës dhe Tiranë.
DPB njofton se po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa aktualisht situata është nën kontroll dhe e qetë. 78 të paraburgosur janë transferuar në Peqin.
Procedimi penal me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr ka nisur për të dënuarit Jurgen Mucellari dhe Ledion Gjoka, të cilët dyshohen se janë autorë të zjarrvënies.

Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response