Breaking News:

Celebrity Gossip

World News

Arrestohen ish-gardisti dhe biznesmeni, shkëmbyen drogë në këmbim të parave

Arrestohen ish-gardisti dhe biznesmeni, shkëmbyen drogë në këmbim të parave

Tentuan të shkëmbenin 1.2 kg drogë në shkëmbim të një shume të konsiderueshme parash. Bëhet fjalë për ish-punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, të larguar nga puna si pasojë e reformës që u bë në Policinë e Shtetit.

Lajmi bëhet me dije nga burimet policore të kryeqytetit, të cilat thanë se në pranga ra Edmond Rajta, 55 vjeç, banues në Tiranë, ish-oficer në Gardën e Republikës dhe njëkohësisht pronar i një pike këmbimi valutor si dhe Nexhmi Uka, 64 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen.
Ata u arrestuan rreth orës 21:00, të 31 janarit të 2014-ës, në afërsi të qendrës në Tiranë, jashtë ambienteve të një bar-restoranti, teksa ishin duke shitur drogën.
Policia u sekuestroi, përveç 1 kilogramë e 200 gramë kokainë edhe 80 mijëeuro e 10 milionë lekë. Operacioni u krye pas 4 muajsh hetime intensive.
Personi i dytë i arrestuar, Nexhmi Uka është biznesmen, i cili dyshohet se ka sjellë nga Amerika Latine kokainën e sekuestruar. 

Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response