Fëmija me kallash në dorë, djali i një muxhahedini shqiptar në Siri? (Video)
Ai është shumë i vogël për të luftuar, ai tani duhet të ishte në kopsht dhe jo pjesë e një lufte të egër civile . Kështu e nis shkrimin “Daily Mail”, i cili flet për një fëmijë 4-vjeçar shqiptar, i cili lufton përkrah forcave xhihadiste në Siri.
Ky djalë nuk është më shumë se 4 vjeç dhe është pjesëtari më i vogël i Al Qaedas, i rekrutuar për t’u bërë pjesë e luftës së përgjakshme në Siri, ai është quajtur ndryshe "këlysh xhihadist".
Djali 4-vjeçar tregohet në një video teksa gjuan me kallashnikov përkrahë babait të tij, i cili është një shqiptar që lufton në Siri me Al Qaedan, transmeton Shekulli.online.
Ai mund të shihet duke gjuajtur plumba nga një pushkë automatike, në një video tronditëse që ka dalë nga vendi i shkatërruar nga lufta.
‘Allahu Akber’ thërret dy herë fëmija para se të qëllojë me breshëri.
“Videoja e postuar në Youtube besohet se është e djalit të një shqiptari, që është një nga mijëra xhihadistet që luftojnë me Al Qaedan në Siri’, shkruangazeta.
Recent Comments Widget