Osvaldo: Ëndrra ime u realizua
Sulmuesi italian, Dani Osvaldo, ka zbuluar se ëndrra e tij për të kaluar te Juventusi u bë realitet.
Sulmuesi nënshkroi me kampionin e Italisë në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe ai e zbulon ëndrrën e kahtmotshme.
“Unë jam shumë i lumtur. Ka qenë një stuhi kjo që ishte ngritur dhe ende nuk mund të besoj, por jam i lumtur”.
“Isha i kënaqur kur së pari dëgjova për interesimin e Juventusit për mua. Kur gjithçka përfundoi nuk munda të besoja se ishte e vërtetë”.
“Siç kam thënë edhe më parë, kanë qenë dy-tri ditë të ngjeshura, por jam i lumtur”, ka thënë Osvaldo.
Recent Comments Widget