Vdes Luis Aragones
Ish-trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Aragones, ka vdekur në moshën 75 vjeçare në mëngjesin e të shtunës në një klinikë në Madrid.
Lajmin e konfirmoi mjeku Pedro Guillen, pasi Aragones i cili vuajti nga një sëmundje ndërroi jetë në ora 6:00 të mëngjesit të së shtunës.
Aragones ishte në krye të kombëtares spanjolle në Euro 2008, duke drejtuar më parë dias klube të mëdha spanjolle, si Atletico Madridin katër herë, ashtu sikurse edhe Barcelonën dhe Valencian.
Ai fitoi nëntë trofe si trajner me Barcën dhe Atleticon, teksa e fitoi edhe kampionatin evropian me Spanjën në vitin 2008. /
Recent Comments Widget