Breaking News:

Celebrity Gossip

World News

Kosova për të parën herë në Kampionat Boteror të Taekwondo-së

artikuj
Për të parën herë Reprezentacioni i Kosovës në Taekwondo do të marrë pjesë në një Kampionat Botëror.

Ndonëse do të jetë për grupmoshat e reja (5-13 vjet) me ftesë të World ChildrenTaekwondo Union reprezentuesit tonë do të garojnë me sportistët më të mirë nga e tërë Bota për titullin e me të mirit në botë. Ky është viti i dytë që organizohet ky Kampionat (i pari ishte organizuar në vitin 2013) dhe do të zhvillohet në Sindelfingen të Gjermanisë më 1 dhe 2 Shkurt (Vikendin që po vjen).
Kosovën do ta përfaqësojnë Sylejman Vizdiklar në 26kg, Leon Jahiri -30Kg dhe Dionis Osmani -34 Kg.
Pas nje angazhimi maksimal te Sekretarit Gjeneral te FTK-se, për të parën herë në një Kampionat Botëror do të ndajnë drejtësinë edhe 3 referët nga Kosova Rinor Koca, Bunjamin Havolli dhe Durim Berisha te cilet jane licencuar ne vitin 2011 meLicence Nderkombetare per Refer.
Delegacioni i FTK-së udhëhiqet nga Trajnerët nga Maxhun Berisha dhe Valon Selmani dhe Rexhep Halitit ndihmëstrajner.
FTK eshte anetaresuar ne Federaten Boterore ne vitin 2013 mirepo per shkak te problemeve me Viza (pasi Kampionati Boteror ne vitin e kaluar ishte organizuar ne Meksike) qe i kane shtetasit e Kosoves me vendet qe nuk e kane njohur ende Pavaresine e Kosoves nuk ka mundur te prezentoj.

Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response