Breaking News:

Celebrity Gossip

World News

Bashkëpunim mes Getit dhe Bleros?

Bashkëpunim mes Getit dhe Bleros?

Skena e muzikës shqiptare po sheh ndryshime dhe bashkëpunime prej më të ndryshmeve kohëve të fundit dhe duket se një i tillë mund të jetë mes pop yllit, Bleros dhe reperit ikonik shqiptar, Getoar Selimit.


Një prej reperëve më në formë për momentin, Ghetto Geasy apo Geti, duket se është duke u bërë gati për një verë shumë të nxehtë.
E gati për një verë të nxehtë po bëhet edhe Blero. Në kompaninë që ai ka formuar së fundmi me Florent Boshnjakun, Elephant, po bëhen gati disa prej projekteve që do të jenë hite të kësaj vere me në produksion top producentin Dj Nurteel dhe bashkpuntorë të tjerë.
Indikacionet se mund të ketë një bashkëpunim mes Elephant dhe Babastars i ka dhënë vet një prej liderëve të Elephant, Blero, i cili ka nxitur spekulime mes fansave.
“Miku im, Ghetto Geasy, Baba’s”, është postimi i Bleros në Twitter drejtuar Getit ai që ka nxitur një sërë spekulimesh.
Reagimi i fansave ishte i shpejtë. “Blero ft. GhettoGeasy?” dhe “Pritet naj hit a? Best feat. Ever kisha thon (sic.)”, kanë qenë disa prej reagimeve të para pas lansimit të këtij ‘tweeti’.
Që të dy prej artistëve nuk kanë komentuar për momentin rreth një bashkëpunimi të mundshëm.
Getoar Selimi në vitin 2014 vjen pas një vere shumë të suksesshme jo vetëm si reper i shumë hiteve, por edhe si producent i superhitit “Fenix” bashk me Zzap n’Chris.
Verë të suksesshme po ashtu ka pasur edhe Blero, i cili lansoi albumin“Fiksimi Im” i punuar nga Dj Nurteel dhe që në fakt ishte prej albumeve më të shitura në gjysmës së dytë të vitit 2014 me hite si “Summer Love”, “Ajo apo Ti”, “Fiksimi Im”, “Rock You”, “Një Moment” dhe “Survive”.

Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response