Bastiset aeroplani privat i Justin Bieber
Aeroplani privat i Justin Bieber ishte ndalur dhe ishte bastisur nën dyshimin për bartje të marijuanës, teksa ateori në aeroportin e Teterboro në New Jersey para finales së Super Bowl.
Këngëtari mjaft problematik udhëtoi nga Kanada në New Jersey për të parë me babain e tij finalen e Super Bowl dhe autoritetet duket se befasuan tinejxherin duke e bastisur aeroplanin.
Sipas TMZ aeroplani dhe pasagjerët ishin ndalur në aeroportin Teterboroteksa ishin bastisur detajisht të gjithë që ishin brenda në aeroplan. Asgjë nuk ishte gjetur dhe të gjithë ishin të lirë.
Po ashtu sipas mediave amerikane, Justin Bieber ishte përgatitur për këto masa të shtuara të sigurisë, prandaj urdhëroi që të mos bartej marijuanë në aeroplan, por në mënyra tjera.
Tinejxheri problematik ka kohë që nuk po mund të rehatohet, duke përdorur marijuanë dhe duke qëndruar në kryetitujt e gazetave për arsye të gabuara.
Recent Comments Widget