Breaking News:

Celebrity Gossip

World News

Juve – Inter, shkëmbejnë Vuçiniq me Guarin

Mediat italiane sot kanë raportuar se drejtuesit e skuadrës së Interit dhe ata të Juventusit, kanë nisur bisedimet për mundësin e shkëmbimit të futbollistëve Fredi Guarin me Mirko Vuçiniq. Nerazzuret pas marrjes së presidentit të ri Eric Thohir kanë paralajmëruar përforcime për stinorin e pranverës, kështu që përveç Vuçiniqit që edhe më herët është paralajmëruar se do të vije tek Ineri në planet e tyre janë edhe disa futbollistë tjerë.

Të rikujtojmë se Guarin para se të kalojë tek Interi në vitin 2012, ishte afër Juventusit derisa kohëve të fundit sikur është ndjerë i pakënaqur tek fanella zikalter. Në anën tjetër Vuçiniq duket se është kufizuar tek Juventusit, pas ardhjes së Llorentes e Tevez, kështu që largimi i tij nga “Zonja e vjetër” është shumë i mundshëm, këtë afat të janarit./LajmetShqip

Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response