Breaking News:

Celebrity Gossip

World News

    Lëndët e shumta ngufasin gjykatën

    Gjykata Themelore në Prishtinë me shtrirje edhe në komunën e Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogocit dhe Graçanicës, as vitin e kaluar nuk arriti as përafërsisht t'i ofrohej përfundimit të lëndëve të vjetra.Ato po barten nga viti në vit.

    Secili menaxhment i ri i gjykatave, fajin zakonisht ua hedh atyre që ishin para tij për problemet e trashëguara.
    ‘’E veçanta e lëndëve civile në këtë gjykatë është se me vite nuk janë trajtuar lëndët e vjetra e komplekse dhe tani gjyqtarët duhet të merren me lëndë që ish kolgët e tyre i kanë mbajtur me disa vite duke mos ndërmarrë ndonjë veprim

    Angelina xheloze për Brad Pitt-in

    Faqet e thashethemeve thonë se diva hollivudiane Angelina Jolie është bërë xheloze për deklaratat e Brad Pitt rreth aktores së filmit “12 Years a Slave”, Lupita Nyong’o, ku kanë luajtur të dy bashkë. Kështu që çifti i famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, duket se kanë filluar të kenë probleme në lidhjen e tyre. Sipas tabloideve, Pitt është dashuruar me aktoren e re, e cila është e nominuar për Oskar.

     50-vjeçari duke folur për bukuroshen keniane thekson: “Ajo është një zonjushë shumë e veçantë. Do të shohim gjëra të shkëlqyera nga ajo”. Burimet thonë se Pitt ka pasur edhe një mosmarrëveshje me Leonardo DiCaprion, për afrimin e tij me Nyong’o, madje citohet t’i ketë thënë: “Largohu nga femra ime”. Mirëpo, sipas National Enquirer, kur ka udhëtuar në Australi që të takohet me Angelinan, ajo nuk e ka pritur aspak mirë pas atyre fjalëve.“Angelina i ka thënë se nuk është dashur t’i tregonte gjithë botës se është dashuruar në Lupitan”, ka deklaruar një burim.

    Molla lufton kancerin


    Molla dhe përbërësit e saj mund të jenë shumë të dobishëm në luftimin e kancerit të zorrës së trashë.
    Disa studime kanë treguar se pektina, një heteropolisakarid i pranishëm në frutën e mollës, si dhe ekstraktet të cilat janë të pranishme në lëngun e saj, ndihmojnë në formimin e substancave antikancerogjene gjatë procesit të fermentimit në zorrën e trashë, dhe në këtë mënyrë ndihmojnë që të pengohet zhvillimi i kancerit.

    Salihi në Izrael, Çani e ndërron skuadrën në Itali


    Hamdi Salihi do të luajë në Izrael të paktën për një sezon e gjysmë. Ai ka gjetur akordin dje me klubin e Hapoel Ironi Acre.
    Bomberi i përfaqësueses do të mbërrijë sot në Izrael dhe pasi të kalojë testet mjekësore, do të firmosë zyrtarisht për një vit e gjysmë. Aktualisht ekipi renditet në vendin e 11-të në tabelë, me 19 pikë në 19 ndeshje dhe lufton për mbijetesë.
    Edgar Çani është transferuar dje te skuadra e Barit. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kaloi në formë huazimi nga Carpi te skuadra tjetër e Serie B dhe shpreson që të ketë më shumë minuta aktivizimi

    Moratti pronar i një skuadre tjetër në Serie A!?


    Masimo Moratti po mendon të jetë pronar i një skuadre tjetër në Serie A. Ish bosi i Interit thuhet se është në bisedime për tu bërë pronar i Cagliarit.
    Raportohet se Moratti ka patur takime me bosin aktual të Cagliarit, Cellinon me të cilin thuhet se po shkojnë drejt një marrëveshje.
    Cellino po mendon ti përkushtohet tërësisht klubit të tij më të ri Leeds United, dhe duke e parë në këtë aspekt Moratti mund të bëhet pronar i Cagliarit pasi ai ka një shtëpi dhe biznese të shumta në Sardenjë

    Rrëfimi për Kosovën

    Rrëfimi për Kosovën

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një koment në gazetën prestigjioze The Hill, ku ai ka folur në mënyrë kronologjike për të arriturat e Kosovës dhe sfidat që e presin vendin tonë.Ai ka falënderuar të gjitha shtetet mike që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës, shpalljes së Pavarësisë, si dhe ndihën e vazhdueshme që vazhdojnë ta bëjnë për Kosovën. Më poshtë lexojeni të plotë komentin e kryeministrit Thaçi:

    Derisa Konferenca e Mynihut për Siguri feston 50 vjetorin e saj dhe mbledhë liderët botëror për të diskutuar mbi sfidat urgjente me të cilat përballemi sot, Kosova së shpejti do të shënojë 15 vjet që nga koha kur forcat e NATO-s intervenuan me guxim për ta ndalur vrasjen masovike të popullit të Kosovës nga regjimi i Slobodan Milosevicit.
    Pesëmbëdhjetë vjet nga lufta që na solli në buzë të humnerës -u kushtoi me jetë mijëra kosovarëve, shkatërroi infrastrukturën dhe shumë objekte kulturore e fetare dhe shndërroi gjysmën e e popullatës sonë përafërsisht 2 milonëshe në refugjatë - Kosova tash qëndron më vete si shtet i gjallë, i pavarur dhe përfaqëson suksesin e politikës se jashtme amerikane dhe evropiane.
    Sot, Serbia dhe Kosova janë në paqe. Prillin e kaluar, me përkrahjen e patundur të Zonjës Catherine Ashton dhe Sekretares së atëhershme amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, kryeministri serb Ivica Dacic dhe unë nënshkruam një marrëveshje historike duke i vënë gurthemelet normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona. Ashton, Dacic dhe unë do të ulemi bashkë në një panel në Konferencën e Mynhenit për të reflektuar në të arriturat tona dhe për të diskutuar për pikësynimet tona në të ardhmen.
    Përkundër të qenit e re si komb, Kosova tashmë po hyn në fazën e ardhshme të zhvillimit. Që kur e shpallëm zyrtarisht pavarësinë në vitin 2008, 106 shtete anë e mbanë botës - duke mos harruar të shumë-rëndësishmin Facebook - na kanë njohur si shtet sovran. Mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë sonë ka përfunduar dhe kemi mbajtur zgjedhje demokratike në nivel kombëtar dhe lokal, kemi zhvilluar ekonomi gjith përfshirëse dhe të drejtë, e kemi zhvilluar infrastrukturën duke pasur parasysh intergrimin rajonal dhe i kemi dhënë ndihmesë të rëndësishme paqes në rajon. Tetorin e kaluar, filluam bisedimet me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si hap i parë drejt anëtarësimit në BE.
    Sfida ka ende. Derisa unë personalisht jam përkushtuar që ta çoj gjer në fund, ne do të vazhdojmë t'u bëjmë ballë sfiadeve në zbatimin e marrëveshjes së prillit me Serbinë. Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë ta forcojmë ekonominë dhe të krijojmë vende pune për të diplomuarit tanë të mençur, të rinj dhe të papunë. Ne kemi për të punuar ende për t'u siguruar që shtetasit tanë kanë strehim të duhur, përkujdesje mjekësore dhe arsim cilësor, si dhe vazhdojmë të punojmë për të siguruar energji për të ardhmen dhe për t'i ringjallur sektorët e bujqësisë dhe të xehetarisë. Këto sfida vështirësohen nga pengesat e vazhdueshme për integrim ndërkombëtar, përfshirë pamundësinë për t'u anëtarësuar në organizata të rëndësishme multilaterale si Organizata Botërore e Shëndetësisë.
    Ne po ashtu duhet të vazhdojmë zhvillimin e përgjegjshëm të forcave tona të sigurisë. Strukturat e reja të sigurisë që do të dalin si rezultat i një procesi të hollësishëm e transparent përmes rishikimit të vazhdueshëm të sektorit të sigurisë do ta rrisë edhe më shumë nivelin e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon. Kjo fazë e re do të krijojë edhe më shumë kushte që Forcat e NATO-s në Kosovë ta zvogëlojnë edhe më tej praninë e tyre dhe gradualisht t'ia kalojnë detyrat e veta institucioneve të Kosovës të sigurisë, duke ia bërë kështu të mundur Kosovës që të ofrojë siguri e jo vetëm ta konsumojë atë.
    Kosovarët gjithashtu do të kishin dëshirë t'ua kthenin nderin atyre të cilët vunë jetën e tyre në rrezik për të na shpëtuar ne. Për shembull, përmes partneritetit me forcat anë e kënd botës, kemi zhvilluar aftësi në fushat e deminimit, ndihmës në raste shkatërrimesh dhe përgjigjes së shpejtë në rast të fatkeqësive. Kosova shpreson që një ditë do të ketë mundësi t'i vë në përdorim këto aftësi për t'i dhënë ndihmesë NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të ofruar mbrojtje dhe ndihmë kur të jetë nevoja kudo në botë.
    Në prag të samitit të 2014 të NATOs në vjeshtën e këtij viti, përulësisht i inkurajoj përpjekjet e vazhdueshme për ta bërë zgjerimin prioritet kyç të Shteteve të Bashkuara dhe të aleancës. Kërkoj nga aleatët e NATO-s që të sigurohen që Kosova si aleate e patundur e Shteteve të Bashkuara së shpejti të mund t'iu bashkohet fqinjëve të saj si anëtare e Partneriteti për Paqe dhe kështu t'i hapet rruga për anëtarësim në aleancë kur të jetë koha.
    Përkundër sfidave dhe mundësive, Kosova në të 15-tën më nuk është ''fëmijë i vogël''. Shteti më i ri në Evropë po rritet dhe ndonëse shpresojmë të rritemi e të zhvillohemi me ndihmën e Shteteve të Bashkuara e të Evropës, jemi të gatshëm për të ndarë barrën dhe për të mbartur më shumë përgjegjësi në fushat si ajo e sigurisë, mbretërimit të ligjit dhe reformës së gjyqësisë.
    Ashtu si ndodhë shpeshherë, bashkësia ndërkombëtare duket të jetë rritur bashkë me shtetin tim. Më 1999, ashtu si ndodhi edhe me gjenocidin në Ruanda në vitin 1994 dhe në Luftën e Bosnjës në vitin 1995, diskutimi kryesisht definohej me frazën ''nëse po ose jo''. ''Nëse'' bashkësia ndërkombëtare duhej të intervenonte për t'i mbrojtur njerëzit që përballeshin me krime në masë në duar të qeverisë ''ose jo''? Sot nuk duket të ketë debat ''nëse po ose jo''. Debati pas 15 vjetësh me të drejtë duket se përqendrohet në ''si''. Edhe pse përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare në këtë pyetje gjatë konfliktit në Libi në vitin 2011 ishte ndryshe nga qëndrimi që ka marrë ndaj konfilktit aktual në Siri, të gjitha anët duket se e kanë përqafuar idenë se bashkësia ndërkombëtare e ka rolin e saj në mbrojtjen e jetëve të pafajshme dhe në promovimin e paqes.
    Si përfaqësues i popullit të Kosovës, ju falënderoj për veprimet e guximshme në vitin 1999, si dhe për ndihmën tuaj të vazhdueshme për shtetin tonë të ri. Shpresojmë se do të mund t’ju bëjmë krenar edhe më tej dhe do të mund të shndërrohemi në partnerin tuaj të mirëfilltë. 

    Ramadani: Eh, Kosovë, Kosovë, sa mirë me qenë shqiptar!

    Ramadani: Eh, Kosovë, Kosovë, sa mirë me qenë shqiptar!

    Lidhur me debatet e fundit për strukturat e UDB-së në Kosovë, është prononcuar edhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.

    “Lidhur me debatet që janë hapur kohëve të fundit rreth UDB-ashave nëpër institucionet publike (Qeveri, Parlament etj): Kam pyetje publike për Hasan Pretenin dhe Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit: A e kanë deklaruar këta UDB-ashat se i marrin dy rroga? Një prej Kosovës dhe një prej Serbisë! Nëse të qënurit UDB-ash u është kthyer në profesion, a e dinë këta se është e kundërligjshme t'i marrin dy rroga? Eh Kosovë, Kosovë. O sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook.

    Meha konfirmon ftesën e Bunjakit, luaj me Shqiperinë


    Futbollisti i kombëtares shqiptare, Alban Meha ka pranuar se trajneri i Kosovës Albert Bunjaki i ka dërguar një ftesë për ta pasur në ekip gjatë ndeshjes së parë miqësore që do të zhvillojnë shumë shpejt. Kjo është hera e parë që një lojtar del hapur dhe pranon se drejtuesit e Kosovës dhe vetë trajneri e ka kontaktuar nga afër për ta grumbulluar, shkruan sportishqiptar. Alban Meha konsiderohet si një lojtar mjaft i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare dhe Xhani De Biazi e ka grumbulluar në të gjitha ndeshjet me rëndësi. Mesfushori Alban Meha i ka thënë Bunjakit se ende nuk ka menduar mirë, por ia ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të luajë vetëm për ndeshje miqësore.
    “Bunjaki më ka thirrur dhe kemi biseduar pas pranimit të Kosovës për të luajtur ndeshje miqësore. Unë i kam thënë se nuk jam i gatshëm të luaj për Kosovën vetëm në ndeshje miqësore sepse tani jam pjesë e kombëtares shqiptare dhe jam interesuar të luaj edhe për ndeshje zyrtare dhe kualifikuese”, ka thënë Alban Meha. Ai ka lënë të hapur gjithçka në të ardhmen dhe ka thënë se do ta mendojë mjaft mirë këtë çështje pasi të ketë folur edhe me familjen.
    “I kam thënë se do të flas me familjen time për këtë rast, por nuk jam gati të luaj vetëm për miqësore. Ende nuk dihet nëse do të luaj në 5 Mars apo jo”, shtoi më tej Meha. Me pranimin e Kosovës në FIFA apo UEFA, sigurisht që duhet menduar më mirë sepse lojtari mund të largohet. “Pas pranimit të plotë të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, atëherë do të flasim përsëri se a mund të luaj për Kosovën.
    Unë jam nga Kosova dhe sigurisht që do të më pëlqente të luaja me ekipin e vendit tim. E theksoj edhe një herë që për momentin nuk jam i interesuar të luaj”, ka përfunduar futbollisti i kombëtares shqiptare. Alban Meha, aktualisht aktivizohet me ekipin e Paderbornit dhe është një prej lojtarëve më kryesorë të ekipit. Edhe me kombëtaren shqiptare ka qenë gjithmonë në vëmendjen e teknikut De Biazi sepse ai mund të luajë në shumë pozicione të ndryshme.




    Serbët kërcënojnë me bojkot!

    Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, por edhe të pakicave të tjera, po këmbëngulin që t’u vazhdohen vendet e rezervuara edhe për një mandat në Kuvendin e Kosovës, në të kundërtën ata kërcënuan se do t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas komuniteteve pakicë, kjo është normë demokratike që duhet ta përmbushë Kosova si shtet i ri.

    Ndërkaq, ekspertët zgjedhorë vlerësojnë se paralajmërimi për bojkot është mjet presioni ndaj shumicës (shqiptarëve) për të pasur edhe një shans që të përfarohen në Kuvendin e Kosovës me numër më të madh ligjvënësish

    FRANCA DHE ITALIA TË RREZIKUARA NGA PËRMBYTJET

    Franca dhe Italia të rrezikuara nga përmbytjet

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos në pjesë të ndryshme të Evropës.

    Zona të tëra të Italisë dhe Francës ndodhen të rrezikuara nga përmbytjet, teksa Qindra njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre në qytetin italian të Pizës, pasi lumi Arno kërcënonte të dilte nga shtrati gjatë së premtes.
    Stuhitë detare priten të shkaktojnë përmbytje në shkallë të gjerë përgjatë bregdetit Atlantik të Francës. Ndërkohë, dëbora e dendur ka lënë dhjetëra persona të bllokuar në Serbi.