Ramadani: Eh, Kosovë, Kosovë, sa mirë me qenë shqiptar!
Lidhur me debatet e fundit për strukturat e UDB-së në Kosovë, është prononcuar edhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.
“Lidhur me debatet që janë hapur kohëve të fundit rreth UDB-ashave nëpër institucionet publike (Qeveri, Parlament etj): Kam pyetje publike për Hasan Pretenin dhe Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit: A e kanë deklaruar këta UDB-ashat se i marrin dy rroga? Një prej Kosovës dhe një prej Serbisë! Nëse të qënurit UDB-ash u është kthyer në profesion, a e dinë këta se është e kundërligjshme t'i marrin dy rroga? Eh Kosovë, Kosovë. O sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook.
Recent Comments Widget