Breaking News:

Celebrity Gossip

World News

Sulmohet policja

Sulmohet policja

Një femër që ishte pasagjere e një veture, të cilën e ndaluan në pikën kufitare Hani i Elezit në natën e së dielës, ka sulmuar zyrtaren policore që ishte në detyrë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.


Policia e Kosovës njofton se njësitë policore dhe ato doganore, në vijën hyrëse, kanë ndaluar me qëllim kontrolli të detajuar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull me kombësi shqiptare dhe pas ndalimit, e dyshuara femër, po ashtu me kombësi shqiptare, që ishte pasagjere në veturë, fillimisht ka fyer verbalisht zyrtarët policorë e më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtare policore.
“E dyshuara pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /LajmetFlash/

Follow any responses to the RSS 2.0. Leave a response